Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i kërkoi sot Europës të rrisë presionin ndaj Iranit, për çështjen e rifillimit të aktiviteteve të pasurimit të uraniumit.


Irani rifilloi të enjten aktivitetet për pasurimin e uraniumit në uzinën nëntokësore të Fordos, konform vendimit të saj për të kufizuar akoma më shumë angazhimet e tij përsa i përket programit bërthamor.


Këto aktivitete ishin ngrirë në kuadër të marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor iranian, arritur në vitin 2015, prej të cilit SHBA-ja u tërhoq në 2018.


“I kërkoj komunitetit ndërkombëtar të zgjohet. I kërkoj vendeve t’i bashkohen SHBA-së dhe Izraelit për të rritur presionin ndaj Iranit, që është jo vetëm një rrezik për Izraelin, Lindjen e Mesme, por edhe për mbarë botën”, konfirmoi Netanyahu në një komunikatë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb