IZRAEL– Partia e djathtë e kryeministrit Benjamin Netanyahu ka siguruar një fitore të papritur të zgjedhjeve të përgjithshme, raportojnë mediat vendase.


Sipas sondazheve fillimisht dy partitë kryesore kishin siguruar një barazim me nga 27 vende secila në parlamentin me 120 vende, por me numërimin e votave partia Likuid ka dalë në avantazh.


Pas votave të numëruara partia e Likud e kryeministrit Netanyahu ka siguruar 29 vende, ndërsa kampi Zionist 24 vende.


Gjithsesi Netanyahu duhet të ketë mbështetjen e partive të tjera për të formuar një koalicion qeverisës.

Gjatë një fjalimi përpara mbështetësve në Tel Aviv, Netanyahu u shpreh se ka nisur tashmë kontaktet me udhëheqësit e partive të tjera për formimin e një qeverie të re.

Me fitoren e këtyre zgjedhjeve, Netanyahu shndërrohet në kryeministrin që ka qëndruar më gjatë në pushtet, plot 4 mandate.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: