Një numër zjarresh shpërthyen sot në zonat qendrore të Izraelit si rezultat i një vale të nxehti që në mesditë mund të arrijë në 50 gradë Celsius.


Sipas zjarrfikësve, rreth 3 000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, me 45 ndërtesa që ishin në flakë.


Ministria e Jashtme e Izraelit tha se zjarrfikëset nga Qipro ndihmuan në përpjekjet për të shuar flakët.


Aeroplanë zjarrfikës nga Qiproja, Greqia, Kroacia dhe Italia pritet gjithashtu të bashkohen me operacionin gjatë ditës.

Sipas shërbimit të shpëtimit ”Magen David Adom”, tetë vetë u dërguan në spital sepse kishin thithur tym.

Sipas një raporti të ‘’Times of Israel’’, një 70-vjeçar vdiq nga temperaturat e larta.

Sipas zjarrfikësve, shkaku i zjarreve të cilat u përhapën në mënyrë të pakontrolluar, mbi të gjitha në qytetin e Modiinit, ishte i paqartë.

”Muajin e kaluar nuk pati shira dhe shkurret ishin shumë të thata”, tha një zëdhënës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb