Planet për të dërguar avionë ushtarakë në Holandë në shpëtim të tifozëve të Maccabit janë anuluar, ka thënë Zyra e kryeministrit të Izraelit.

Zyra ka njoftuar se pas konsultimit me ushtrinë izraelite është vendosur se dërgimi i një “misioni shpëtimi profesional në Holandë nuk ishte i nevojshëm”.

Benjamin Netanyahu ka thënë më herët se dy avionë do të dërgoheshin atje. Por, tani qytetarët izraelitë do të kthehen në shtëpi me linja ajrore të rregullta.

Mediat izraelite kanë raportuar se ministri i Jashtëm, Gideon Sa’ar, është nisur për në Holandë për “vizitë urgjente diplomatike”.

E, presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, iu ka referuar sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar ndërsa ka dënuar dhunën në Amsterdam të së enjtes ndaj tifozëve izraelitë të futbollit.

“Po shohim këtë mëngjes me tmerr, imazhet dhe videot tronditëse të cilat nga 7 tetori shpresonim të mos i shihnim kurrë më: një pogrom antisemitik që po ndodh kundër tifozëve të Maccabi Tel Aviv dhe qytetarëve izraelitë në zemër të Amsterdamit”, ka thënë ai.

Policia holandeze ka thënë se pesë persona janë dërguar në spital pas lëndimeve nga sulmet gjatë natës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: