Izraeli bllokoi lirimin e të burgosurve palestinezë që do të bëhej sot, pas kthimit të pengjeve izraelitë. Në këtë mënyrë, qeveria izraelite po proteston ndaj skenave kaotike në të cilat Arbel Yehud, Ghandi Moses dhe pesë shtetas tajlandez u dërguan në Kryqin e Kuq në Gaza për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, raportoi Channel 12.
Në të njëjtin raport thuhet se të burgosurit ishin në autobusë gati për t’u liruar kur u urdhëruan të ktheheshin në burgje.
Sipas asaj që tha përfaqësuesi i Netanyahut, kryeministri izraelit “urdhëroi shtyrjen e lirimit të të burgosurve palestinezë që do të bëhej sot, derisa të sigurohet largimi i sigurt i pengjeve tanë nga Gaza në ditët në vijim”. Ky vendim është marrë në konsultim me ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz.
Footage of Israeli hostage Gadi Moses walking through mob of violent Palestinians. There are also reports that Arbel Yehud has been transferred to the Red Cross.
Complete chaos in Gaza pic.twitter.com/NAQfwFPjp6
— Emily Schrader – אמילי שריידר امیلی شریدر (@emilykschrader) January 30, 2025
Netanyahu foli për “imazhe të papranueshme”.
Duke folur për skenat e kapura në video që qarkullojnë në mediat sociale, Benjamin Netanyahu tha se lirimi kaotik në Khan Younis i shtatë pengjeve, të cilët u shtynë nga turma e zemëruar ndërsa i dorëzoheshin Kryqit të Kuq, ishte e papranueshme.
One WOMAN. Not a soldier. Just a JEWISH woman.
Arbel Yehud, alone, 481 days and nights in Hamas captivity.
A Jewish woman who’s name was never mentioned by ANY Women’s Rights org – and that includes @unwomenchief -,women’s magazines,celebrities, feminists. Zero, nada.… pic.twitter.com/O5St9sW0WH
— miha schwartzenberg (@mihaschw) January 30, 2025
“Unë shoh me shumë seriozitet skenat tronditëse gjatë lirimit të pengjeve tanë”, tha kryeministri izraelit në një deklaratë. “Kjo është edhe një provë e mizorisë së paimagjinueshme të organizatës terroriste Hamas.”
Netanyahu theksoi se ai ” kërkon që negociatorët të sigurojnë që skena të tilla të tmerrshme të mos ndodhin më dhe të garantojnë sigurinë e pengjeve tanë. Kushdo që guxon të dëmtojë pengjet tona – do të paguajë.”
(BalkanWeb)