IZRAEL- “Out of the deep”, është filmi më i ri që ka bërë bashkë një kast aktorësh dhe producentësh nga Kosova dhe Izraeli. Filmi është duke u xhiruar në Tel Aviv, ku po qendron momentalisht ekipi kosovar me coproducentët Blerta Basholli, Leonora Mehmeti dhe Pëllumb Ballata.

Qendra Kinematografike e Kosovës tregon se “Out of the deep” është film me metrazh të gjatë me regji dhe skenar të Nony Geffen dhe filmi flet për një djalë rreth të 30-ve, Nony, i cili merr pjesë në luftën e tretë në Liban dhe është i vetmi i mbijetuar nga njësiti i tij. Nony del me trauma nga lufta dhe fillon të krijojë një karakter të ri.

Në këtë film luajnë aktorë të njohur izraelit si: Nony Geffen, Dudu Tassa (këngëtar shumë i njohur), Sasson Gabai (njëri nga aktorët më të famshëm izraelit dhe dy herë fitues i Israeli Academy Aëards) etj.

Regjisori, skenaristi dhe protagonisti në filmin “Out of the deep”, Nony Geffen është i njohur për filmin e tij debutues “Not In Tel Aviv”, i cili ka fituar çmimin special të jurisë The Silver Leopard në Festivalin e Filmit Locarno në Zvicër si dhe çmimin e parë në Festivalin Cine South në Izrael.

“Out of the deep” është mbështetur nga Israeli Film Fund dhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës si projekt minor, është prodhim i ‘Laila Films’ me producent Itai Tamir dhe ‘Industria Film’ me producente Blerta Basholli e cila është edhe asistentja e parë e regjisë në këtë projekt.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: