IZRAEL

Izraeli dhe një koalicion i vendeve arabe janë në bisedime  për të avancuar në interesin e përbashkët të luftës me Iranin, tha kryeministri Benjamin Netanyahu . Në një prononcim për  Jerusalem Post, Netanyahu u shpreh se do të  marrë pjesë në një takim me 60 ministra të jashtëm të dërguara nga vendet që janë kundër Iranit.


“Ajo që është e rëndësishme për këtë takim, dhe që nuk është një sekret, është fakti që ky është një takim i hapur me përfaqësuesit e vendeve kryesore arabe që janë ulur së bashku me Izraelin, për të çuar përpara interesin e luftës me Iranin”, u shpreh ai.


Delegacioni i SHBA-së kryesohet nga zv.presidenti Mike Pence, i cili shoqërohet nga sekretari i shtetit Mike Haëkeu dhe Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i Presidentit Trump.


Synimet anti-iraniane të Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara duket se dominojnë axhendën e forumit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: