Izraeli është drejt përfundimit të luftës në Rripin e Gazës. Kështu pretendojnë ushtarakët e lartë izraelite, duke bërë më dije synimin final, ofensivën në veri në kufirin me Libanin, aty ku ndodhet organizata militante e financuar nga Irani, Hezbollah.

Koloneli i ushtrisë izraelite, Dvir Edri në një intervistë për mediat izraelite tha se, përgatitjet e Tel-Avivit për avancim në kufirin libanez kanë filluar.

“Jemi afër një fitoreje vendimtare ushtarake në Rripin e Gazës dhe jemi të përgatitur për një betejë në veri. Ne jemi tashmë në një konfrontim shumë frontesh me forcat në ndryshim, dhe të paktën në vendet ku jam unë, ushtria është e përgatitur për një betejë në veri”, tha Dvir Edri, Kolonel i ushtrisë izraelite.

Është e pamundur të shkatërrohet Hamasi në një kohë të shkurtër, thekson koloneli i lartë izraelit. “Ndoshta ne mund t’i kishim bërë gjërat më shpejt, ose mund të kishim bërë gjëra të ndryshme”, thaDvir Edri.

Ndërkohë, forcat izraelite sulmuan kanë vijuar me sulmet shkatërruese në disa zona në të gjithë Gazën jugore dhe qendrore.

Banorët raportuan për luftime të ashpra gjatë 24 orëve të fundit në Rafah në jug të enklavës palestineze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: