Izraeli festoi dje 60-vjetorin e ekzistencës së trazuar ndërkohë që palestinezët përkujtuan “Nakba”-n, “katastrofën” që ishte për ta krijimi i shtetit hebre.

Mijëra arabë izraelitë protestuan kundër shkatërrimit të shtëpive të tyre dhe eksodin masiv palestinez 67 vjet më parë, ditë kur Izraeli feston 60-vjetorin e krijimin të tij, theksuan gazetarët.

Izraeli festoi dje ditën e Pavarësisë, përvjetorin e shpalljes së Shtetit më 14 maj 1948. Ky përvjetor u festua sipas kalendarit hebre dhe përkonte këtë vit me 23 prillin.

Por, për palestinezët dhe shumë arabë izraelitë që kanë qendruar në tokat e tyre, krijimi i Izraelit, lufta që e ka shoqëruar si dhe largimi i qindra mijëra palestinezëve janë konsideruar si “Nakba” (katastrofë).

Arabët izraelitë janë 1,730 milionë, rreth 20,7 për qind e popullsisë izraelite, hebrenj 74,9 për qind, sipas të dhënave zyrtare izraelite të publikuara këtë javë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: