Ambasadori palestinez në OKB ka deklaruar se Izraeli ka shpallur “luftë gjithëpërfshirëse kundër popullit palestinez”.

Duke folur në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, Riyad Mansour akuzon Izraelin për mohimin e ndihmës për palestinezët, “duke përfshirë atë më jetike për mbijetesën e popullsisë”.

Ai kritikoi gjithashtu sulmet e Izraelit ndaj UNRWA, agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, e cila është akuzuar nga Izraeli se strehon terroristët e Hamasit.

OKB-ja shkarkoi nëntë anëtarë të stafit të UNRWA në gusht, pasi një hetim zbuloi se ata mund të kenë qenë të përfshirë në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit.

“Për të shkatërruar kushtet e jetës në Gaza, Izraeli duhet të sigurohet që askush nuk mund të ndihmojë në rivendosjen e tyre, qoftë edhe minimalisht,” tha Mansour.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb