Hoxha Justinian Topulli, i ftuar në emisionin Open në News 24 ka komentuar sulmet izraelite mbi Rafah.
Topulli theksoi se Izraeli dëshiron të bëjë pastrim etnik në Gaza dhe të shkatërrojë njëkohësisht Hamasin. Sipas tij, SHBA nuk do mundet të bëjë kaq shumë presion mbi Izraelin, sa shteti izraelit të heqë dorë nga sulmet.
Justinian Topulli: Izraeli po kërkon të largojë palestinezët nga zonat e tyre, që të zgjidhë njëherë e mirë çështjen palestineze dhe të shkatërrojë Hamasin njëkohësisht. Izraeli nuk e mund dot asnjë rezistencë palestineze, keq apo mirë, rezistenca mbron popullin palestinez.
Nuk besoj se SHBA do të bëjë presion ndaj Izraelit që të heqë dorë nga masakrat në Gaza. Organizatat ndërkombëtare kanë dënuar vazhdimisht Izraelin. Jo më kot, Gjykata Ndërkombëtare kërkoi arrest për Benjamin Netanyahun. Kjo tregon se Izraeli sulmet i ka të qëllimshme. Izraeli kërkon të spastrojë etnikisht Gazën dhe synimi është i qartë.
(Balkanweb)