Izraeli ka vijuar me sulmet ajrore në rajon, duke goditur edhe në Siri.
Në sulmet ajrore izraelite në disa ndërtesa banimi në Damask, raportohet se 15 persona kanë humbur jetën ndërsa 16 janë plagosur.
Ushtria izraelite njoftoi se u sulmua selia e organizatës Xhihadi Islamik dhe objektiva të tjera.
Një ndërtesë që u godit ndodhet në vendbanimin Mazeh, ku jetonin komandantët e organizatës libaneze Hezbollah, Gardës Revolucionare iraniane, Hamasit palestinez dhe Xhihadit Islamik.