Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar urdhra evakuimi për 25 fshatra të tjerë në Libanin jugor, duke sinjalizuar një zgjerim të inkursionit të tyre tokësore në vend.

Deri më tani, në 76 fshatra në Libanin jugor janë lëshuar njoftime evakuimi nga IDF-ja që nga e marta, raporton CNN.

Zëdhënësi i IDF-së Avichay Adraee renditi emrat e 25 fshatrave të rinj të enjten, të cilat janë në zona që tani shtrihen më thellë në Liban, duke arritur deri në 45 kilometra brenda vendit.

Ai paralajmëroi qytetarët libanezë duke thënë se “për sigurinë tuaj, ju duhet të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja dhe të lëvizni në veri të lumit Aëali”.

Të mërkurën, IDF-ja ka njoftuar se po dërgonte një divizion shtesë për të marrë pjesë në luftën e saj tokësore në Liban, duke përsëritur se fushata është “e kufizuar, e lokalizuar, dhe e shënjestruar”.

Ndërkohë, ushtria libaneze ka bërë të ditur të enjten se një ushtar i Libanit është vrarë teksa po merrte pjesë në një mision evakuimi dhe shpëtimi me Kryqin e Kuq të shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: