Izraeli thotë se është gati për një marrëveshje për të rikthyer pengjet, por me një armëpushim vetëm pas shkatërrimit të Hamasit.

Të paktën 12 militantë thuhet se u vranë sonte në një bastisje të shtetit hebre pranë Alepos, Siri.

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa thotë se të paktën 12 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në një seri bombardimesh izraelite që goditën zonat Khan Yunis dhe Rafah në Rripin jugor të Gazës këtë mëngjes.

Nga mbrëmja e djeshme të paktën dhjetë persona të tjerë kishin humbur jetën në bastisjet në kampet e refugjatëve të Nuseirat dhe Bureij, përsëri sipas Wafa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: