Izraeli dëshiron ta luftojë Hezbollahun deri në fund, por jo ta tërheqë Lindjen e Mesme në luftë të shkallës së plotë, kanë thënë dy zyrtarë izraelitë të hënën, ndërsa Libani po përgatitet për hakmarrje pas sulmit të së shtunës me raketë që vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë në Rrafshnaltat e Golanit të pushtuara nga Izraeli.

Dy zyrtarë të tjerë izraelitë kanë deklaruar se Izraeli është duke u përgatitur për disa ditë luftime, pas sulmit me raketë në fushën e sportit në fshatin Druze, raporton “Reuters”.

“Vlerësimi është se përgjigja nuk do të çojë në një luftë të gjithanshme”, ka deklaruar një burim diplomatik. “Nuk është në interesat tona”.

Izraeli dhe SHBA-ja kanë fajësuat Hezbollahun e Libanit për sulmin. Hezbollahu i ka mohuar këto pretendime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb