Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, pas kthimit nga Uashingtoni, ka planifikuar konsultime ushtarake emergjente pas sulmeve me raketa në Gaza. Mediat izraelite, duke iu referuar një zyrtari izraelit të paidentifikuar, thonë se nuk është arritur një marrëveshje për ndalimin e zjarrit me Hamasin dhe se Netanyahu e udhëzoi ushtrinë që të vazhdojë të sulmojë objektivat.

“Nuk ka marrëveshje për armëpushim”, tha zyrtari, duke shtuar se Izraeli është gati për sulme edhe më të mëdha. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të premten se është i gatshëm të urdhërojë veprim të mëtejshëm në Gaza, e cila kontrollohet nga Hamasi, pas sulmeve ajrore izraelite si kundërpërgjigje të një zjarri raketash nga territori Palestinez.

Burime palestineze në Gaza  thanë të martën se kusht për Izraelin është ndalimi i zjarrit dhe përfundimi i të gjitha aktiviteteve përgjatë kufirit, duke përfshirë lirimin e balonave me materiale të ndezshme.

AP raporton se situata në vend është e tensionuar dhe Netanyahu po përballet me një detyrë të vështirë, pasi Izraeli është më afër zgjedhjeve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: