Ushtria izraelite tha se bazat e saj ajrore u dëmtuan në sulmin me raketa balistike të Iranit dhe pretendoi se “kjo nuk e zvogëloi aftësinë e saj luftarake”, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të radios së ushtrisë izraelite, ushtria izraelite njoftoi se bazat e saj ajrore u dëmtuan në sulmin me raketa balistike të Iranit.

Në lajm nuk jepen detaje se cila bazë është dëmtuar dhe në çfarë mase, por thuhet se “janë dëmtuar disa struktura administrative, mirëmbajtje-riparuese që nuk do të ndikonin në aktivitetet operacionale”.

Ushtria izraelite pretendon se “aftësitë luftarake të forcave ajrore dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore nuk kanë rënë” dhe se deklarata e Iranit se përdori një raketë “hipersonike” në sulm nuk ishte e vërtetë.

Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane njoftoi se filloi një sulm ndaj Izraelit me dhjetëra raketa balistike.

Pas lëshimit të raketave, në të gjithë vendin u dëgjuan sirenat, veçanërisht në Tel Aviv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: