Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me autoritetet izraelite për ndërprerje të kufizuara të luftimeve në Rripin e Gazës, me qëllim që të mundësohet vaksinimi i fëmijëve kundër sëmundjes së poliomielitit.

CNN ka raportuar se fushata e vaksinimit do të zgjasë tri ditë në pjesë  të caktuara të Gazës, derisa kjo u cilësua “pauzë humanitare”. Ajo do të nisë të dielën nga Gaza qendrore.

Është raportuar për një foshnje të infektuar me poliomielit. Ky është rasti i parë i konfirmuar me këtë sëmundje në 25 vjetët e fundit në Palestinë.

Pas përfundimit të fazës së parë, faza e dytë do të fillojë në jug të Izraelit ku do të ketë ndërprerje të luftimeve për tri ditë, ndërsa faza e tretë do të zhvillohet në veri të Gazës.

OBSH-ja ka bërë me dije se ndërprerjet e luftimeve do të zgjasin rreth nëntë orë në ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb