Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbajti një takim urgjent për rritjen e ndihmës për Gazën, thonë tre zyrtarë që morën pjesë, me ndihma që ka gjasa të rritet së shpejti.

Një zyrtar i katërt izraelit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kabineti i sigurisë së kryeministrit pritej të diskutonte më tej këtë çështje të dielën.

Izraeli ka qenë nën presionin e Shteteve të Bashkuara – të cilat i dhanë 30 ditë për të përmirësuar situatën humanitare në enklavë – dhe vende të tjera për të rritur rrjedhën e ndihmave në Gaza për popullsinë e saj civile.

Më herët, ambasadori izraelit në OKB tha se Izraeli “po e vërshonte Gazën me sa më shumë ndihma humanitare”, por që Hamasi po e vidhte dhe rrëmbente vazhdimisht atë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb