Mediat izraelite njoftuan se kryeministri Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë një armëpushim afatshkurtër në Gaza të propozuar nga presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, pavarësisht mbështetjes së shumicës së ministrave në qeveri.
Televizioni shtetëror izraelite KAN dhe “Channel 12” raportuan se qeveria e Tel Avivit nuk e ka pranuar propozimin e Egjiptit.
Në lajmin e “Channel 12”, thuhet se megjithëse shumica e ministrave në qeverinë izraelite e mbështetën propozimin e Egjiptit, Netanyahu e kundërshtoi atë.
Më tej thuhet se Netanyahu argumentoi se “bisedimet për shkëmbimin e të burgosurve do të vazhdojnë vetëm derisa të vazhdojnë sulmet në Gaza”, dhe se oferta e Egjiptit është refuzuar.
Lajmi thekson se njësitë izraelite të sigurisë mbështetën gjithashtu ofertën e Egjiptit.
Presidenti egjiptian Al-Sisi tha se ata propozuan një iniciativë dyditore të armëpushimit për të shkëmbyer 4 të burgosur izraelitë dhe disa palestinezë të ndaluar në Rripin e Gazës, ku Izraeli vazhdon sulmet e tij.