SIRI

Forcat siriane të mbrojtjes ajrore kanë hedhur poshtë një sulm nga Izraeli, në zonën në veri-lindje të Aleppos. Pas sulmit ka pasur njoftime për një ndërprerje të energjisë në qytet ndërsa raportohet se në shënjestër ishte një aeroport civil.

Një burim ushtarak nga agjencia e lajmeve SANA njoftoi se sulmi u zhvillua sot, duke detyruar Damaskun që të aktivizojë mburojën e raketave për të hedhur poshtë një numër raketash hyrëse.

Raketat izraelite thuhet se kishin në shënjestër zonën industriale të Shejh Najjar në verilindje të Aleppo dhe vendbanimin e Jibrin. Burimi tha se raketa synonte gjithashtu një aeroport civil në qytet, i cili ka qenë nën kontrollin e qeverisë siriane që nga dhjetori 2016.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb