IZRAEL

Sistemet siriane të mbrojtjes ajrore kanë hedhur poshtë një sulm në qiell mbi Damask, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA. Ushtria izraelite tha se po sulmonte forcat “Iranian Quds” dhe paralajmëroi ushtrinë siriane të mos hakmerrej.

Një burim ushtarak i cituar nga SANA tha se mbrojtjet ajrore siriane kapën shumicën e raketave izraelite para se të goditnin objektivat. Burimi shtoi se Izraeli nisi raketa të drejtuara nga toka dhe ajri në disa raunde.

Në një deklaratë të shkurtër mbi Twitter, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) paralajmëruan ushtrinë siriane “kundër përpjekjeve për të dëmtuar forcat apo territorin izraelit”.

Dëshmitarët në terren raportuan se shpërthimet dëgjoheshin mbi Damaskun dhe në të gjithë qytetin. Imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë ndezje të ndritshme në qiell ndërsa raketat dukeshin teksa shkatërroheshin në mes të fluturimit.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: