Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yisrael Katz deklaroi se ata nuk do të pranojnë armëpushim në Liban nëse Hezbollahu nuk çarmatoset duke u tërhequr në veri të lumit Litani.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror izraelit KAN, Katz u dërgoi një letër ministrave të Jashtëm të 25 vendeve, përfshirë Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Italinë dhe Kanadanë.

“Izraeli nuk do të pranojë armëpushimin në Liban. E vetmja mënyrë që Izraeli të pranojë armëpushim është të zhvendosë Hezbollahun në veri të lumit Litani dhe ta çarmatosë atë”, tha Katz në letrën e tij

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: