Ushtria izraelite thotë se ka vrarë kreun e Xhihadit Islamik në një sulm ajror të enjten në kampin e refugjatëve Nur Shams në Bregun Perëndimor.
“Një aeroplan goditi zonën e Tulkarem dhe neutralizoi Mohammed Abdullah, kreun e rrjetit terrorist të Xhihadit Islamik në Noor Shams”, tha ushtria në një deklaratë.
Abdullah u emërua kreu i grupit terrorist të mbështetur nga Irani në kampin e zonës Tulkarem, pasi paraardhësi i tij Muhhamad Jabber u vra në fund të gushtit, thonë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
Ushtria izraelite tha gjithashtu se Abdullah ishte përgjegjës për organizimin e aktiviteteve të grupit, duke e akuzuar për vendosjen e eksplozivëve kundër trupave.
(Balkanweb)