Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për një hetim të plotë për vrasjen e një shtetaseje turko-amerikane në bregun e pushtuar perëndimor gjatë një proteste të premten. Mediat lokale raportuan se 26-vjeçarja Aysenur Eygi u qëllua për vdekje nga forcat izraelite teksa merrte pjesë në një manifestim të përjavshëm kundër zgjerimit të kolonive hebreje në qytezën e Beita pranë Nablus. Këto pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin pak pas të shtënave, teksa mjekët shoqërojnë me shpejtësi të renë drejt ambulancës.
“Erdhëm këtu për t’u solidarizuar me qytetarët në Beita kundër përvetësimit të tokave…erdhëm për protesta paqësore, por u sulmuam dhunshëm me gaz lotsjellës dhe mjete të tjera. Në një pikë dëgjuam të shtëna dhe pamë se Ayla ishte qëlluar në kokë”, citon A2 një aktivist izraelit.
Dëshmitarë rrëfejnë se kishin parë ushtarë të armatosur teksa merrnin shënjestër nga çati të ndërtesave te afërta. Ushtria izraelite nuk dha shumë detaje port ha se po shqyrtonte raportimet për vrasjen e një shtetaseje të huajë si pasojë e të shtënave.
Në një reagim, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, Stéphane Dujarric, kërkoi zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe daljen e përgjegjësve para drejtësisë.