TIRANË- Ndërsa qendra e vendit është bërë si në shtetrrethim për shkak të masave të policisë për ndeshjen e nesërme të futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra jep një mesazh paqeje nga shqiptarët e besimit mysliman. Gurra thotë se Shqipëria ka qenë dhe mbetet “Toka e Besës dhe e Paqes”.

Ai kujton një histori të para përfundimit të luftës së II Botërore, kur hoxha Mefail Biçaku dhe Njazi Biçaku strehuan për 2 vjet 26 hebrenj duke u shpëtuar jetën.

“Ndër shekuj shqiptarët dhe myslimanët kanë qenë të tillë…. Qarrishta “Toka e Besës shqiptare”, Dragostunja, Librazhdi, Elbasani dhe gjithë Shqipëria kështu ka qenë dhe mbetet “Toka e Besës dhe Paqes”. Hoxha fisnik Mefail Biçaku e Njazi Biçaku si shqiptarë e myslimanë do të lartësonin vetveten dhe Shqipërinë, duke strehuar për rreth 2 vjet, 26 hebrenj në dimrin e vitit 1943, duke u shpëtuar jetën e duke lënë në histori me shkronja të arta se të tillë jemi ne shqiptarët dhe myslimanët. Fisnikëri prej Shqipërie e shqiptarësh myslimanë”, shkruan Myftiu i Tiranës Ylli Gurra duke postuar edhe foto të flamurit shqiptar dhe atij izraelit.
ylli gurra fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb