Forcat e Armatosura izraelite (IDF) urdhëruan sonte banorët e zonës Jabalia, në Rripin verior të Gazës , të evakuoheshin në pritje të një bombardimi të afërt si hakmarrje për raketat e lëshuara më herët nga enklava palestineze drejt Izraelit.

“Për këdo në zonën e Jabalias, ky është një paralajmërim përpara një goditjeje të afërt,” shkroi koloneli Avichai Andrai, zëdhënësi i ushtrisë izraelite për publikun arabishtfolës, duke fajësuar “organizatat terroriste që janë kthyer në zonat e populluara për të lëshuar raketa” kundër Izraelit. Një paralajmërim i ngjashëm ishte lëshuar për banorët e qyteteve Beit Lahia dhe Beit Hanoun.

Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte kapur tre raketa të lëshuara nga Rripi i Gazës. Xhihadi Islamik Palestinez mori përgjegjësinë për dy prej tyre dhe Hamasi për nisjen e të tretës.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb