SHBA-Pas ndarjes nga toy-boy Gasper Smart, Jeniffer Lopez është hedhur në krahët e ish bashkëshortit të saj Marc Anthony.

Një rikthim vetëm muzikor për momentin në skenën e Radio City Music Hall në New York, ku çifti ka kënduar hit-in ‘No Me Ames’.

Pas performancës, që kënaqi së tepërmi publikun, Anthony e ka quajtur ish bashkëshorten e tij ‘Mbretëreshë’.

Dyshimet që çifti mund të jetë afruar, vijnë edhe nga një foto që vetë Anthony ka publikuar pak orë pas performacës së tyre, ku shfaqet çifti dhe binjakët e lindura nga marrëdhënia e tyre.

Cifti ka qenë i martuar për dhjetë vite së bashku përpara se të ndaheshin.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: