Revista “Life & Style” ka publikuar lajmin për një shtatzëni të mundshme të këngëtares Jennifer Lopez. Sipas revistës, ylli i muzikës pop, tashmë 47 vjeçe, pret një fëmijë nga partneri i saj më i ri në moshë, Casper Smart, balerini 29-vjeç me të cilin është e lidhur prej vitit 2011.

“Lopez nuk ëndërron gjë tjetër, veç se të ketë një fëmijë me Smart. Ai është në qiellin e shtatë dhe shpreson që të jetë djalë, por duke parë moshën e saj, Jennifer kërkon vetëm që foshnja të jetë i shëndetshëm, djalë apo vajzë qoftë”,– ka rrëfyer për revistën një burim pranë çiftit.

Nëse ky lajm është i vërtetë, këngëtarja me origjinë nga Porto Riko, pritet të bëhet nënë për të tretën herë. Lopez ka dy fëmijë, binjakët Maximilian David e Emme Maribel, të lindur në 22 shkurt 2008 nga lidhja me këngëtarin Marc Anthony.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: