Jeni shtatzëne dhe ende nuk keni mundur ta identifikoni gjininë e bebes që pritni. Gazeta “Expres” sjell 10 mënyra për të mësuar nëse fëmija që do sillni në jetë është djalë apo vajzë.

1. Shkëlqimi i lëkurës
A ju “shkëlqen” lëkura gjatë shtatzënisë? Nëse po, tradita thotë se e gjithë kjo ndodh falë një bebeje djalë që jeni duke pritur. Vajzat janë të prira për t’i bërë nënat e tyre të mos duken bukur, duke i shkaktuar asaj një lëkurë jo të mirë dhe flokë të dobët.

2. Forma e barkut
Nëse e keni barkun e gjerë, disa thonë se një vajzë e vogël është duke ardhur në jetë. Nëse ndodh e kundërta, pra keni barkun e ngushtë, atëherë është djalë.

3. Sodë buke
Ky është testi më i mirë për të mësuar se ju jeni shtatzënë! Vendosni disa lugë sodë buke në një gotë dhe shtoni në të urinën tuaj. Nëse soda nuk reagon është vajzë, nëse shkumon është djalë.

4. Gjendja shpirtërore
Të gjitha hormonet lidhen gjatë shtatzënisë për të shkaktuar një gjëndje të ndezur! Nëse ju keni këtë gjendje në shtatzëni, mund të jetë vajzë. Nëse jeni e relaksuar por e ngathët, mund të jetë djalë.

5. Shtimi i peshës
Është e pritshme të shtoni peshë, por kur shtoni më shumë mund të përcaktojë edhe gjininë e bebit. Nëse ju shtoni peshë në ije dhe kofshë, pritet që fëmija të jetë vajzë. Shtimi i madh i peshës në të gjithë trupin nënkupton të jetë djalë.

6. Koha Mayane
“The Mayan” paracakton gjininë e fëmijës tuaj duke treguar moshën e nënës në kohën kur ka mbetur shtatzënë, dhe kohën kur do ta lindë beben. Nëse të dyja janë në një nivel apo më tepër, është vajzë. Nëse janë ndryshe të dyja, bëhet fjalë për djalë.

7. Të vjellat e mëngjesit
Nëse ju jeni duke vuajtur shumë dhe ndjeni të vjella e mundime në mëngjes, teorikisht bebja juaj është vajzë. Nëse ndiheni lehtë dhe pa mundime, është djalë.

8.Dëshirat
Nëse gjatë shtatzënisë vëreni që më tepër preferoni gjërat e ëmbla bëhet fjalë për vajzë. Nëse më tepër keni dëshirë të konsumoni gjëra të njelmëta, dhe ushqime të pasura me proteina, prisni djalë.

9. Venat në sytë tuaj
Ngrini poshtë qepallat e syve dhe shikoni dy venat e kuqe më të theksuara rreth orës pesë dhe shtatë. Nëse ato do të jenë në anën e majtë është djalë, dhe nëse do jenë në anën e djathë është vajzë.

10. Të rrahurat e zemrës
Nëse të rrahurat e zemrës së bebes janë 140 për minutë, një vajzë e vogël është në ardhje. Nëse të rrahurat e zemrës janë nën 140, thuhet të jetë djalë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: