Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat mbi numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë, por edhe cilat janë destinacionet më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj, në zona të ndryshme të vendit.
Sipas Kryeministrit, ka një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj.
Dhe në vijim, Kreu i Qeverisë shkruan se 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:
Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë
Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë – 90,955 vizitorë
Parku Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë
Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë
Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë