SERBI- Pas zyrtarizimit të vizitës së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, në Tiranë, është publikaur edhe axhenda e takimeve. Sipas një lajmi në televizionin shtetëror serb “RTS”, kreu i qeverisë serbe që do të vizitojë më 27 maj kryeqytetin shqiptar, ndërsa kjo axhendë thuhet se është konfirmuar nga drejtori i Komunikimit pranë kryeministrit Rama, Endri Fuga.

Nga axhenda e publikuar nga mediat serbe, mësohet se Vuçiç pritet të mbërrijë në Tiranë rreth orës 11:30. Më pas Vuçiç do të mbërrijë në Pallatin e Brigadave, ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes.

Pas mbërritjes në Tiranë kryeministri serb do të pritet nga homologu i tij shqiptar, kryeministri Edi Rama.

Siç shkruan “Express”, pas takimit dypalësh mes dy kryeministrae, do të ketë takim mes delegacioneve të dy vendeve. Në protokoll parashikohet që dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Kryeministri serb parashikohet të zhvillojë takime me Presidentin e Republikës, Bujar Nishanin, kreun e Kuvendit, Ilir Metën dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranë, Lulzim Bashën.

Më datë 28, kryeministri Vuçiç do të jetë sërish në Tiranë, ku do të marrë pjesë në “Vienna Economic Forum”, që do të mbahet në vendin tonë.

Në Forumin Ekonomik të Vjenës planifikohet të marrin pjesë kryeministrat e disa vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi.

Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen kryeministrat e Moldavisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, e Serbisë, ndërsa pritet të konfirmojnë pjesëmarrjen edhe kryeministrat e Kroacisë dhe Maqedonisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb