Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame tregoi sot në emisionin “Kjo Javë” në Neës24 pak nga historia e projektit të Unazës së Re.

Lame shpjegoi se projekti i një Unaze të madhe daton shumë vite më parë.

“Historia me këto toka fillon me planin rregullues të Tiranës që në 1945, flitej për Unazën e Madhe të qytetit. Ishte e definuar çdo vit. E realizuar po me planin e Adil Çarçanit vazhdoi edhe qeveria Meksi. Dhe ajo unazë u bë qoftë prej vizionit, qoftë për fluksin e makinave, apo për ndërtimet.

Mos harrojmë që dhe qeveria Berisha, unaza është e gjerë 3 me 3 plus rrugë anësore. Vetë qeveria Berisha, se ashtu duhej nga halli, e bëri të gjerë. Se dëgjoj marrëzi në lidhje me gjerësinë. Rruga që do bëhet është më gjerë se ky është fluksi i qytetit.

Ka 3 kategori pronash

  • prona shtet – cep i ngecur në buzë të përroit të Lanës
  • prona të ish-pronarëve – nga krahu i brendshëm i Unazës
  • prona me ligjin 7501

Në këto 3 kategori ka vepruar zënia forcërisht e pronës. Shteti nuk ka vepruar në atë kohëra.

Kam dëgjuar qytetarë që thonë që “ja bleva njërit pa letra”, ku? do i besojmë fjalës? që do të thotë se ai nuk  e kishte veten dhe më thanë po të erdhi njeri më thuaj mua, po të erdhi shteti, dili zot vetë. Vjen shteti, që një ditë që të thonë duhet të spostohesh,” shpjegoi Lame.

Ka rast që ish-pronari ka truall aty, a merr kompesim ish-pronari?

“Ligji i legalizimeve, që nuk është bërë nga kjo qeveri, është shkruar nga Lulzim Basha dhe firmosur nga Berisha në 2006. Atë ligj po zbatojmë dhe ne. Ata e bënë ligjin dhe nuk e zbatuan, ne i premtuam dhe po i bëjmë. Ligji i legalizimeve, parashikon për ish-pronarët po me një nen të Sali Berishës, ku ka truall me pronarë, që është zaptuar, dhe aty po ndërtohen ndërtime të larta, legalizimi ndërpritet dhe duhet të futet në lojë dhe pronari i truallit. Pronari merr vetëm paratë e truallit. Edhe sikur të mos ishte ky zgjerim i Unazës, nuk mund të legalizoheshin ato ndërtime”, tha Lame.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: