Në ditët e sotme interneti është emëruesi i përbashkët i pothuajse të gjitha të panjohurave. Cdo informacion është thjeshtë një klik larg prej nesh. Sot jemi më të informuar dhe më të vetëdijshem se 20 apo 30 vite më parë.

Sigurisht që interneti e ka bërë jetën e njerëzve më të lehtë, por nga ana tjetër ne shohim një shkallë në rritje të informacionit të pasaktë të siguruar nga persona jo kompetent . Pikerisht ky fenomen njihet si ‘informacion I ndotur’(polluted information).

Tematika që lidhen me ushqimin dhe shëndetin kryesojnë në listën e fenomenit të sipërpërmendur. Me tendencat në rritje të menyrave të ndryshme të ushqyerit dhe kërkesës për produkte të shëndetshme nevoja për informacion të saktë është edhe më e madhe. Një dietë apo rregjim i shëndetshëm nënkupton mjaftueshmëri dhe ekuilibër në të ushqyer.

Përgjithësisht produktet me origjinë shtazore kanë qenë gjithmonë në qendër të debatit nëse duhen konsumuar apo jo. Më poshtë do te gjeni te listuara 10 arsye përse duhen konsumuar produktet me origjinë shtazore.

1. Produktet me origjinë shtazore janë një burim i rëndësishëm i vitaminës B12 e cila ka një rol të rëndesishëm në ‘mirëmbajtjen’ e qelizave të sistemit nervor dhe qelizave të gjakut(parandalon të ashtequajturën anemi megaloblastike) dhe ka nje rol të jashtëzakonshëm në prodhimin e ADN gjatë zhvillimit qelizor.

2. Qumështi dhe nënproduktet kanë një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin e eshtrave dhe trurit në fazat e hershme të jetës dhe njekohësisht parandalimin e osteoporozës në fazat e mëvonëshme.

3. Laktoza e njohur ndryshe si sheqeri i qumështit pasi fermentohet krijon kushte të favorshme për absorbimin e kalciumit në aparatin tretës dhe ështëstimuluese e florës intestinale apo asaj që njihet si bakteriet e mira.

4. Acidi Linoleik(konjuguar) gjendet vetëm nëmish dhe në qumështin e ruminantëve dhe luan rol te jashtëzakonshem si inhibitor ose ndalues në procesin e karcinogjenezes dhe ne uljen e sasisë së të ashtëquajturit kolesteroli keq(LDL cholesterol) ne organizëm.

5. Produktet me origjinë shtazore janë burim i rëndësishëm i aminoacideve esenciale( pra që nuk sistetizohen në organizëm) të tilla si as lysine, methionine, phenilalanine, tryptophan, leucine, izoleucine, threonine, valine.

6. Omega-3 i njohur si vaj peshku është një acid yndyror i rëndësishëm sidomos për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe prodhimin e hormoneve në trupin tonë.

7. Zinku është një nga elementët që gjendet kryesisht në produktet që rrjedhin nga kafshët dhe ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëmbajtjen e sistemit imunitar, shërimin e plagëve, metabolizmin e karbohidrateve.

8. Edhe pse Kolesteroli njihet kryesisht si i dëmshëm, është e rëndësishme për prodhimin e hormoneve steroide (androgjenet, estrogjenet, glukokortikoidet, mineralokortikiodet, prostagenet) dhe kripërat biliare të cilat kanë një rol të madh në zbërthimin e yndyrnave dhe përthithjen e vitaminave të tretshme në yndyrë si A , D, E, dhe K.

9. Konsumimi i produkteve të fermentuara (mishi dhe qumështi) ndihmon në mirëmbajtjen e florës së zorrëve që njihet si një thesar i fshehur në aparatin tretes.
10. Vlera biologjike e proteinave me origjinë shtazore është më e lartë se proteinat me origjinë, që do të thotë se aftësia e trupit tonë për të thithur proteinat dhe për t’i përdorur ato për sintezen e proteinave të veta është më e lartë në produktet që rrjedhin nga kafshët.

Jerina RUGJI
Mjeke Veterinere

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb