Ngjyra e tyre është kënaqësi për sytë, shija e tyre ëmbëlsirë për qiellzën, plot vitamina dhe minerale, ndërkaq ka kalori të ulët
A ka dietë më të mirë vjeshte nga ajo me kungull, duke pasur parasysh që tregu është përplot me kungull të mrekullueshëm ngjyrë të verdhemët dhe të portokalltë.
Ky regjim dietal zgjat dy javë dhe në atë periudhë mund të dobësoheni gjashtë, madje edhe deri në tetë kilogramë.
Kjo dietë ju mundëson të humbni në peshë, por edhe do ta pastroni organizmin e përtërini trupin.
Kungujt janë gjithashtu burim i mirë i fibrave natyrore. Vetëm një gjysmë filxhan kungull ju jep 5 gramë fibra. Fibrat ndihmojnë në promovimin e tretjes të mirë dhe shëndetin gastrointestinal.
Përveç kësaj, përmban vitamina të tjera ushqyese dhe minerale. Kalium, magnez dhe vitaminë B5 janë gjetur të gjitha në tulin e kungullit.
Farat e kungullit janë mjaft organike dhe ushqyese për trupin. Ato janë një burim natyror i vitaminës E, hekur, magnez, kalium, zink dhe acide yndyrore esenciale.
Gjatë dietës secila shujtë merret me kohë të saktë. Në dietë përfshihen zamrat, që përbëhen prej pemëve, çaj ose kafe pa sheqer, ujë mineral.