NGA: DORJANA BEZAT*
Asgjë nuk ka ngelur nga apartamenti i çiftit Nezha në Unazën e re, e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e së martës. Era e fortë e tymit ndihej deri në katin përdhes të pallatit. Gjithë banorët shpreheshin të shokuar për ngjarjen dhe shprehnin dhimbjen për vogëlushin 4-vjeçar që nuk mundi tu shpëtojë flakëve. Në momentin kur ka rënë zjarr vogëlushi ka qenë i vetëm në kuzhinë pasi e ëma po i bënte banjë fëmijës tjetër 7-muajsh. Soba e gazit ka qenë e ndezur sepse në kuzhinë po gatuhej.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur rrjedhja e gazit dhe si u shpërndanë flakët. Por sipas dëshmive të banorëve gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe pas shpërndarjes së flakëve fëmija u bllokua në ballkon duke mos mundur të dalë prej andej. E para që është larguar nga banesa ka qenë foshnja 7-muajsh, e cila u mor nga komshinjtë.

E ëma dhe i ati i cili mbërriti më vonë në banesë refuzonin të dilnin pa marrë edhe djalin e tyre. Si pasojë e flakëve çifti Nezha dhe sidomos nëna e vogëlushit ka marrë dëmtime të konsiderueshme në aparatin respirativ si edhe djegie dhe po kurohet në ambientet e QSUT.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: