Shumë njerëz e dinë që arrat përmbajnë proteina, acide yndyrore të pangopura, omega 3 dhe duke i ngrënë çdo ditë mund t’ju zgjasin jetën.
Së fundmi disa studime kanë konfirmuar shkencërisht, që ngrënia e arrave është pjesë e të ashtuquajturës dietë e jetëgjatësisë, kjo për shkak të vlerave të saj.

Përveçse është një ushqim shumë i mirë për trurin dhe zorrët, ngrënia e tyre ndihmon edhe në parandalimin e patologjive kardiovaskulare dhe për këtë mjaftojnë pesë kokrra në ditë.
‘Kemi zbuluar që njerëzit që hanë arra çdo ditë jetojnë më gjatë dhe kanë një jetë më të shëndetshme sesa njerëzit që nuk i konsumojnë ato.

Ngrënia e tyre ul kolesterolin LDL (kolesterolin e keq) ngre HDL (kolesterolin e mire) dhe ul presionin në gjak’, ka shpjeguar doktoresha Penny Kris Etherton.

Doktoresha Etherton ka drejtuar një studim, për të parë sesi ndikojnë arrat në patologjitë e zemrës dhe të sistemit kardiovaskular, në të cilën kanë marrë pjesë 120 mijë vullnetar.

Ajo shpjegon që katër orë pas konsumimin të tyre, arrat kanë ndihmuar në riparimin e presioneve të ndryshme në gjak, duke i mbajtur në kushte të mira.

Ndër të tjera arrat ulin nivelin e stresit, parandalojnë Alzheimerin dhe diabetin dhe zvogëlojnë mundësinë e zhvillimit të kancerit në prostat dhe në gjoks.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: