E mbani mend trenin super të shpejtë Hyperloop që kemi prezantuar para disa javësh dhe që është një ndër projektet me ‘fantastiko-shkencor’ të sistemeve të transportit që njerëzit do të përdorim gjatë viteve të ardhshme?

Duke ju kujtuar edhe njëherë teknologjinë e Hyperloop: Trenat janë të veshur me materiale gjysëmpërcjellës dhe udhëtojnë në cilindra magnetikë. Gjysëmpërcjellësit kur janë në prani të fushave magnetike mund të qëndrojnë në ajër në një distancë të caktuar larg magnetave dhe duke qënë se forcat e fërkimit janë më të vogla, shpejtësia me të cilën udhëtojnë këto sisteme është shumë e lartë.

hërbimi hekurudhor i shtetit amerikan sapo ka zbuluar planet e tij mbi një projekt tjetër me vlerë 2,45 miliardë dollarë për ndërtimin e trenave Amtrak të teknologjisë së lartë që do të kalojnë përmes Korridorit Verilindor (NEC). Shërbimi është menduar të fillojë të punojë në vitin 2021, i njëjti kur pritet të dalë dhe Hyperloop.

Megjithëse këto trena nuk do të kenë shpejtësinë e paimagjinueshme prej 1,198 km/h të Hyperloop, ato pretendojnë të arrijnë shpejtësi maksimale prej 300 km/h. Ata do të ofrojnë edhe cilësi të tjera si rrjet Wi-Fi, porta USB dhe karikuese për të gjitha ndjenjëset, si dhe drita leximi për udhëtarët.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: