E mërkura është dita në të cilën partnerët tradhtojnë më shpesh. Në këtë përfundim ka arritur studimi që u krye në disa vende të botës përmes faqeve të internetit të cilat mundësojnë lidhje, transmeton portali Living.

Për këtë studim u pyetën 172000 veta. Tetëmbëdhjetë për qind e të anketuarve pohuan se tradhtonin të mërkurën. Ndërsa ditët në të cilat tradhtohej më pak ishin e shtuna dhe e diela.

Shkaku kryesor i tradhtive, sipas studimit, ishte jeta seksuale e varfër me partnerin ose mungesa e marrëdhënieve seksuale në çift.

Sipas studimit, amerikanët ishin ata që tradhtonin më shumë, duke zënë kështu vendin e parë në renditje, me 22 për qind. Pas tyre renditeshin britanikët me 18 për qind. Në Hong Kong, sipas të anketuarve, tradhtonin 16 për qind, në Francë 16 për qind, ndërsa në Brazil dhe në Itali tradhtonin vetëm tetë për qind.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: