Vizita e Kancelares Angela Merkel në Tiranë, sigurisht ka marrë vëmendjen maksimale të Kryeministrisë. Organizatorët ishin përpjekur për ta bërë sa më simbolike këtë vizitë. Në sallën ku u mbajt konferenca e përbashkët mes kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel, u ekspozua për herë të parë, vepra e një bashkëkohësi gjerman, Thomas Demand.

Gjatë fjalës së tij, Rama e njohu Merkelin edhe me simbolikën e kësaj pikture, si një mënyrë origjinale për ta falënderuar kancelaren për vizitën dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë.

Piktura e quajtur “Sign”, simbolizon shtrëngimin e duarve dhe partneritetin e popujve të botës përmes konsumit, u shpreh Rama. Piktura, tha kryeministri, nuk ka marrë ende një formë të plotë, ashtu si rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ekspozita e pikturave të Thomas Demand do të qëndrojë e hapur në katin e parë të kryeministrisë, si një qendër për dialog.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: