TIRANE – Simptomat në përgjithësi janë klasike. Simptoma e parë është dhimbja e mesit që mund të fillojë gradualisht me ngrirje të mesit gjatë qëndrimit të gjatë ulur, vështirësi në rrotullimin e mesit apo në mëngjes pacienti mund të ndihet i bllokuar në mes dhe më pas me marrjen e aktivitetit lirohet nga dhimbjet. Dhimbjet e mesit shtohen në qëndrime të gjata në këmbë apo në ecje dhe aktivitet fizik.

-Ka një tjetër shfaqje të dhimbjeve të mesit që quhen akute. Kjo dhimbje shfaqet menjëherë pas ngritjes së një peshe, pas një kollitjeje apo teshtitje, pas një përkulje të pakontrolluar të kolonës (shtyllës kurrizore). Në këto raste pacienti tregon se ka ndjerë një kërcitje në mes dhe më pas një dhimbje të fortë.

-Simptomë tjetër është dhimbja e këmbës apo shiatalgjia. Dhimbja fillon të përhapet zakonisht në njërën këmbë, ose mund të ndodhë që përhapet në të dyja njëkohësisht. Është një dhimbje që shfaqet në nivele të ndryshme: dikush e ka në pjesën e përparme të kofshës, dikush në pjesën e pasme. Pacienti mund ta ndiejë dhimbjen kur teshtin ose kollitet. Në këto raste ka një ndjesi korrenti në mes, pasi shtohet presioni mbi rrënjët nervore dhe ajo jep një dhimbje si shkarkesë elektrike.

-Simptomë tjetër është mpirja që ndjen pacienti në këmbë në varësi të territorit të rrënjës së prekur. Zakonisht është mpirje që shkon deri te gishtat e këmbës. Këto janë simptomat më të zakonshme.
(er.nu/shendeti/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: