TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se bashkëshorti i saj Presidenti Meta ka qenë kundër djegies së mandateve nga opozita.

Në një intervistë për Report Tv, Kryemadhi tha se çdo mëngjes nuk e pyet si fjete por pse i dogjët mandatet. Ajo deklaroi se aksionin opozitar nuk e diskuton me të.

“Me thënë të drejtën nuk e pyes, di të them që është i pakënaqur për çështjen e mandateve, sapo hapim sytë në mëngjes, nuk fillojmë me ‘mirëmëngjes, si fjete’ por ‘pse i dogjët mandatet’ kështu që, për sa i përket kësaj gjëje, meqenëse pyetët edhe si ish-kryetar i partisë edhe si bashkëshort njëkohësisht. Ndërsa për sa i përket si President, të jeni të bindur që për sa i përket aksionit opozitar unë nuk ndaj asgjë me të. Sepse ajo çfarë unë jam e angazhuar në tryezën e opozitës vjen si rezultat i vendimmarrjes me strukturat e partisë dhe më pas ajo reflektohet në tryezën e partive politike të frontit opozitar”, është shprehur Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb