Një ish-mekanik britanik që u bashkua me Shtetin Islamik si ekspert i eksplozivëve dhe snajperëve, ka publikuar disa fotografi të fabrikës së tij të bombave në Siri.

37-vjeçari Hamayun Tariç ka publikuar 4 fotografi të një dhome ku ai pohon se krijon eksplozivët e njohur si IED, transmeton “Koha.net”.

Pajisjet për krijimin e bombave duken të mirëorganizuara, ndërsa 37-vjeçari shpreson se ky do të jetë laboratori më i mirë elektronik në Shtetin Islamik.

Tariç, i njohur me emrin arab Abu Muslim al-Britani, ka thënë se në këtë fabrikë ka pajisje si mikroskopë të teknologjisë së fundit, laptop dhe testues të rrezatimit që zakonisht përdoren për të krijuar një bombë IED.

(e.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: