TIRANE- Duke parë avancimin me ritme të shpejta të teknologjisë, e gjitha kjo ishte një çështje kohe.

Pas bluzëve, syzeve, orëve inteligjente po mbërrijmë tek çorapet inteligjente. Është kompania Sansoria që e ka sjellë këtë risi, e cila premtoi se këto çorape do të jenë në treg brenda këtij viti.

Teknologjia e përdorur në këto çorape, është e vendosur në tre vende të ndryshme në pjesën e shputës së këmbës. Sensorët mund të masin hapin tuaj, shpejtësinë e vrapimit apo shtrirjen e këmbës. Ndërsa në pjesën e sipërme të çorapes është vendosur një pajisje e vogël elektronike që bën të mundur ruajtjen e të dhënave që kapen nga sensorët.

E gjitha kjo vjen e shoqëruar nga një aplikacion për iOS, Android dhe Windows Phone. Këto çorape inteligjente do të kushtojnë 199 $. Ju mund të pyesni veten a lahen këto çorape? Sigurisht që po. Por me kalimin e kohës sensorët degradojnë ndaj dhe kompania ka dhënë garanci deri në 35 larje.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: