TIRANE – Çdo femër dëshiron që të ruajë pamje rinore dhe të fshehë shenjat e plakjes sa më shumë që të jetë e mundur. Të gjitha përqëndrohen kryesisht tek zona e fytyrës për ta mirëmbajtur dhe për të mënjanuar shfaqjen apo dukjen e rrudhave dhe harrojnë pjesën e qafës. Lëkura e qafës bëhet e hollë dhe e humbet elasticitetin me kalimin e kohës dhe për këtë ka nevojë për një përkujdes të veçantë po aq sa lëkura e fytyrës.
Ja disa mënyra të thjeshta se si të arrini një pamje rinore dhe pa rrudha të qafës:

Përdorni vitaminë C: është burimi i pasur antioksidantësh të cilët janë shumë të dobishëm për lëkurën tuaj. Përveç konsumimit të ushqimeve të pasura me vitaminë C, ju mund të merrni edhe shtesa tabletash.

Shmangni rrezet e dëmshme të diellit: ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve të diellit mund të dëmtojë jo vetëm lëkurën e fytyrës por edhe të qafës. Kjo është arsyeja pse ju duhet të përdorni krem kundra diellit jo vetëm në zonën e fytyrës, por edhe atë të qafës.

Ushtrohuni rregullisht: ushtrimet e qafës përmirësojnë qarkullimin e qakut dhe përshpejtojnë transferimin e oksigjenit, për pasojë qafa dhe lëkura e saj do të bëhet më e fortë dhe më elastike. Provoni të shtoni kolagjenin për të përmirësuar lëkurën e qafës, ky element i jep elasticitet lëkurës.

Konsumoni acide yndyrore para se të flini në mbrëmje: dieta e pasur me omega 3 dhe omega 6 si salmoni, sardelet, avokado, spinaqi, farat e linit, farat e kungullit do të ishin një alternativë e mirë për t’u konsumuar 4 para se të flini. N

ë raste të agravuara ju duhet të konsultoheni me një mjek dermatolog për të përcaktuar stadin e plakjes së lëkurës dhe për të marrë kremërat përkatëse.(shendeti)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: