Të rrëzosh përtokë Vladimir Putin, ndoshta njeriun më të fuqishëm të botës, është diçka që vetëm kur e mendon, të step.

Por ja që diçka e tillë ka ndodhur ditën e djeshme, kur për festën e Shën Valentinit, Vladimir Putin e ka parë vetën të shtrirë përtokë nga 29-vjeçarja Natalia Kuzjutina, e cila ka kryer një sparring xhudoje me kreun e Kremilinit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kuzjutina është shprehur sa ke hedhur në tapet 66-vjeçarin gjatë një stërvitjeje në Soçi, por pamje e filmime që të vërtetojnë thënien e xhudokës nuk janë hedhur në qarkullim.

Presidenti Putin, fituesja e medaljes olimpike dhe disa xhudoka të tjerë kryen rreth një orë stërvitje në Soçi, ndërsa në fund të saj, Putin u shpreh se stërvitja i bën njerëzit “të ndjehen të gjallë”!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb