Janë publikuar fotot e para të këngëtares kosovare Rita Ora në suksesin e saj të radhës – të bërit pjesë e jurisë së The Voice UK. Ora i është bashkuar këngëtarit veteran Tom Jones, Will.i.am-it si dhe frontmanit të Kaiser Chiefs, Ricky Wilson. Në rolin e saj më parë kanë qenë Jessie J dhe Kylie Minoge. Will.i.am e ka mirëpritur ardhjen e Ritës duke thënë se ajo është “e ëmbël dhe do te jetë një pjesë e rëndësishme e ekipit të trajnerëve”.
Seria e re e The Voice UK që shfaqet në BBC 1 nis më 10 janar dhe hyrja e Ritës në ekip pritet të rrisë shikueshmërinë e emisionit në përballje me konkurrencën e X Factor nga ITV.




Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: