Sa më shumë rritet numri i përdoruesve të Facebookut, njëkohësihet rritet edhe numri i publikimeve jo të vërteta. Disa janë të rastit, por shumë prej tyre po shpërndahen në formë virale me të vetmin qëllim: Mashtrimin e publikut. Gjatë këtij viti, shumë prej tyre kanë pasur sukses. Ja disa prej tyre:

STATUSI QË U OFRON KLIENTËVE MBROJTJEN E FOTOGRAFIVE TË PUBLIKUARA!
Pasi Facebooku ndryshoi disa nga kushtet e përdorimit në fillim të këtij muaji, në këtë rrjet social filloi të qarkullojë një njoftim ku thuhet se me kopjimin dhe publikimin e një statusi në profilet e tyre, shfrytëzuesit do të sigurojnë privatësinë e fotove dhe të videove të postuara më parë.
Sigurisht, shumë shfrytëzues menduan se njoftimi është origjinal, edhe pse nuk kishte asnjë domethënie formale përveçse dikujt kjo i ka shërbyer për të qeshur.

VDEKJA E AKTORIT MACAULAY CULKINIT!
Ky ishte një nga “lajmet” më serioze në Facebook, që shtyu shumëkënd të bëjë statuse nën emrin “R.I.P.”, ndërsa faqja e hapur me rastin e “vdekjes” së yllit të filmit “I vetëm në shtëpi” vetëm sa ndezi më shumë zjarrin se gjithçka është e vërtete. Por, në fakt, gjithçka ishte një gënjeshtër.

VDEKJA E YLLIT BETTY WHITE!
Në fillim të muajit shtator, u përhap edhe lajmi i vdekjes së legjendës Betty White. E tëra filloi kur portali satirik, “Empire News”, publikoi një lajm nën titullin “Aktorja Betty White vdiq paqësisht në shtëpinë e saj në Los Angeles”, ku në mënyrë të qartë nuk është vërejtur loja me fjalë. Kështu, lajmi në Facebook u shpërnda nga dy milionë shfrytëzues, ndërsa “vdekja” e saj u trajtua me seriozitet të madh.

IPHONE DHE MBUSHJA E BATERISË PËRMES MIKROVALËS!
E tëra filloi kur në Facebook u shfaq një “reklamë” me logon Apple. Shumë shfrytëzues e morën seriozisht njoftimin në lidhje me këshillën se bateria e telefonit mund të mbushet përmes mikrovalës, kështu që shumë shpejt në Facebook u publikuan mijëra fotografi të telefonave të djegur, me ankesat drejtuar kompanisë Apple se kjo metodë nuk po funksionon.

PLUTONI ËSHTË PËRSËRI PLANET!
Sërish u keqinterpretua lajmi. Gjegjësisht, në departamentin e qendrës së astrofizikës, shkencëtarët e Qendrës Harvard-Smithsonian po diskutonin nëse Plutonin duhet ta rikthejnë në radhët e planetëve.
Kjo ishte e mjaftueshme që disa media të publikojnë lajmin se Plutoni po mendohet që sërish të bëhet planet, ndërsa shpejt lajmi u shndërrua në atë se Plutoni sërish është planet.

FACEBOOK DO TË BËHET ME PARA!
Kjo nuk është hera e parë që brenda këtij viti u publikua një thashethem se Facebooku së shpejti do të bëhet me pagesë – me 2,99 dollarë në muaj. Ky “lajm” u shpërnda në Facebook nga 2.3 milionë shfrytëzues, pavarësisht faktit se kompania disa herë ka bërë të ditur se anëtarësimi është falas dhe se gjithmonë do të jetë ashtu.

LËVOZHGA E LIMONIT SHKATËRRON KANCERIN!
Kjo është vetëm një nga shumë pretendimet e bëra nga faqja “Natural News”, që merret me teori komploti. Lajmi është përhapur me qindra-mijëra herë. Autor i kësaj është Mike Adams, që i teket të shkruaj shpesh për medicinën alternative.

ARRESTIMI I ARTISTIT BANKSY!
Ky ishte një nga “lajmet” më të bujshme të vitit 2014, jo vetëm në Facebook, por edhe në rrjetet e tjera sociale dhe shumë media të botës. Nga kureshtja për të zbuluar identitetin e artistit më misterioz në botë, shumëkush e ka anashkaluar faktin se lajmi mund të jetë i rremë.
Por, Banksy nuk është arrestuar, e gjithashtu ende nuk dihet se kush është ai – ose ajo (megjithatë, është i vërtetë lajmi se artisti legjendar u shpall njeriu i vitit e se fitoi çmimin “Webby Awards (18)”).

SULMI I 11 SHTATORIT KURRË NUK KA NDODHUR!
Ky është një nga ato “lajmet” që qartazi nuk ka afat-skadimi. Në Facebook këtë vit u shfaq edhe videoja që sjell “fakte te pakundërshtueshme”, se sulmi mbi Kullat Binjake në New York nuk ka ndodhur në të vërtetë. Videoja dhe lajmi është shpërndarë 380 mijë herë.

FOTOGRAFIA E RREME E POLICIT DARREN WILSON!
Disa javë pasi polici Darren Wilson Ferguson vrau në 18-vjeçarin afroamerikan, Michael Brown, në rrjetet sociale u shfaq fotografia se gjoja polici ishte plagosur.
Fotografia e një njeriu të shtrirë në shtrat me dëmtime në kokë, doli të jetë një fotografi e cila ishte bërë në vitin 2006. Ndërsa ai nuk ishte Wilson, por garuesi i motoçikletave Jim McNeil.

I BURGOSURI DO TË BËHET MODEL!
Disa javë pasi fotografia e arrestimit të tij u postua në Facebook, Jeremy Meeks u tha se nënshkroi kontratën me kompaninë e modelimit Blaze Modelz. Por, më vonë doli se gjithçka ishte gënjeshtër.

(d.d/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: