TIRANE – Adoleshenca është mosha e shpërthimeve të befta, e ndryshimeve psikologjike dhe fizike, e largimeve nga shtëpia dhe nga prindërit, është mosha e turbullimeve të mëdha, e çudirave dhe e mrekullive njëkohësisht. Është mosha e arsyetimit të palogjikshëm dhe të paqëndrueshëm, ata jetojnë mes dilemës së të qenit i pavarur dhe nevojës për t’i trajtuar ngrohtë në shkollë dhe strofkën familjare dhe kur bëjnë gabime.
Adoleshenca është një gjendje e brendshme individuale, që është e ndryshme në fëmijë të ndryshëm edhe kur ata rriten në të njëjtin ambient, psh., ajo shoqërohet me ankth, frikë, lakmi për jetë luksi dhe sende të shtrenjta, nxitim, mundim, lodhje, pasiguri, ecje me tej, ngecje në vend, rënie në mësime, dashuritë e para, vrull energji, pasion, dëshira të shfrenuara, ëndrra pafund…. Ndaj që të ia dilni duhet:
1- Të jeni totalisht të përgjegjshëm që adoleshenca e fëmijës suaj do kujdes dhe kohë më tepër në dispozicion.
2- Fol dhe vepro me adoleshentin në mënyrë sistematike që në momentin e parë që adoleshenca ka trokitur në portën e trupit dhe trurit të tij.
3- Shpjegoi me kurajë, me zgjuarsi dhe maturi zhvillimet e tij trupore. Më mirë të bashkëbisedoni për këto zhvillime se sa të jeni të heshtur para këtyre të papriturave.
4- Mos thuaj kurrë u lodha para adoleshentit nëse ai është në një rrugë të gabuar, por mbroje me çdo kusht që ta rikthesh në rrugën e duhur.
5- Puberteti është pjesa kulmore e zhvillimit të pjesës psikologjike dhe fizike të adoleshentit e prindërit dhe mësuesit duhet të jenë gati për këtë kalim kritik në jetën e tyre.
6- Adoleshenca është fillimi i një jete të re, e cila lind me hyrjen në pubertet rreth moshës 11 vjeç e përfundon, sipas neurologëve, në moshën 20 vjeç, kohë kur indi trunor është plotësisht i formuar dhe ajo shkon hera-herës deri në moshën 25 vjeç, kohë kur vjen fundi i kockëzimit klavikulës… Këto duhet t’i dini mirë, pasi përballja me këtë moshë do durim, kohë, logjikë të fortë, kërkesë llogarie e tolerancë të shoqëruara me njëra-tjetrën, vetëbesim tek adoleshenti dhe te vetja juaj për të pasur rezultate pozitive.
7- “Adoleshenca”, dy muzgje të përziera, fillimi i një burri dhe një gruaje, në mbarim të një fëmije…. E tashmë atë duhet ta trajtojmë si një qenie dhe me jetë seksuale, ndërkohë që truri nuk ka arritur pjekurinë e duhur për të pasur veprime konkrete. Muzgu i një fëmije është agimi i një të rrituri, pasi trupi i tij sillet si i tillë.
8- Njeriu lind dy herë, e para për të qenë gjallë dhe e dyta për t’u riprodhuar, ndaj me hyrjen në adoleshencë duhet një kujdes i vazhdueshëm që mos të kemi adoleshentë prindër apo më keq, trauma nga veprime të pakontrolluara për shkak të hyrjes në këtë moshë të brishtë dhe tepër delikate.
9- Me hyrjen e plotë në pubertet fillon një pasion i stuhishëm, një bukuri në fytyrat e tyre, ose shpërthime puçrrash për shkak të zhvillimit hormonal, ku të gjitha këto elemente e bëjnë atë të jetë shpesh:
a- i vetmuar
b- b-ëndërrues e të hiqet si fatkeq
c- c-ose gjenial
d- d-i përhumbur
e- f-romantik dhe ndryshime agresive deri në të dhunshëm. Kjo do durim, qetësi kohë, asnjëherë adoleshentin mos e lini ta edukojnë të tjerët, vetëm prindërit mund t’i shpëtojnë ata nga e gjithë rrëmuja që krijohet në trurin dhe trupin e tyre për shkak të zhvillimeve të shpejta fizike, psikologjike dhe hormonale.
10- Në numrin e ardhshëm do gjeni këshilla dhe rregulla, se si duhet të mbroni adoleshentët me prirje drejt duhanit dhe hashashit, që në vitet e fundit është kthyer gati në modë për të rinjtë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: