GJERMANI- Në Gjermani në treg është lëshuar ilaçi më i shtrenjtë në historinë e mjekësisë. Bëhet fjalë për medikamentin “Glybera”, e cila është pjesë e terapisë gjenetike në rastin e pamjaftueshmërisë së lipazë lipoprotein, një sëmundje rralle e trashëguar.

Kostoja e trajtimit është tronditëse dhe vlen 1,1 milion euro. Operacioni i këtij produkti zgjati pothuajse një të katërtën e një shekulli, dhe e prodhon kompania bioteknologjike hollandeze “UniQure”.

Edhe pse ilaçi ishte i gatshëm për përdorim dy vjet më parë, miratimi për vendosjen në treg u vonua dhe u mblodhën të dhëna shtesë për efektivitetin e saj, transmeton TetovaSot.

Një shishkë e ilaçit kushton 53.000 euro dhe është e mjaftueshme për dy injeksione. Për të trajtuar një pacient tipik kërkon 42 injeksione, ose 21 shishka, gjithsejtë kushtojnë 1.100.000 euro.

Ky ilaç për pacientët komerciale në dispozicion do të jetë ndoshta në shkurt 2015. Në Evropë ka tani rreth 200 njerëz të sëmurë të cilët janë kandidatë për këtë lloj të terapisë.

Nga “UniQure” rekomandojnë që “ilaçi është i shtrenjtë, por ia vlen sepse pacienti do të marrë dozën e lartpërmendur mund të jetë i rehatshëm të paktën gjashtë vjet dhe ndoshta më të gjatë apo edhe një jetë të tërë”

Deri tani, pacientët duhej përherë të marrin edhe terapi enzimatike shumë e shtrenjta që në koston totale kushton më shumë. “UniQure” është duke punuar në terapi gjenetike për hemofili dhe sëmundje të papritur të zemrës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb